Masa 3.2.14

Masa 3.2.14

Trajnimi i kapaciteteve institucionale të SPAK (trajnime/seminare).

Kjo masë parashikon se SPAK duhet të realizojë procesin e trajnimit për administratën e institucionit. Edhe pse kjo masë ka qenë e parashikuar edhe në SND I, konkretisht masa 4.02 f, “Trajnimi i anëtarëve të SPAK dhe stafit administrativ. Krijimi i kurrikulave/trajnimit pilot”, sërish është i nevojshëm parashikimi i saj në SND II, si rrjedhojë e funksionimit të pjesshëm të SPAK përgjatë SND I, si në kohë, edhe në burime njerëzore.

Është me vend të theksohet rëndësia që ka trajnimi për këtë institucion. Në Kushtetutë, e më tej në ligj, SPAK është konceptuar si organ hetimor që ka karakteristikë faktin se është organi specializuar. Pra, SPAK duhet të përbëhet nga profesionistët më të mirë të fushës, të cilët duhet t’i nënshtrohen trajnimeve të specializuara për të qenë në gjendje të veprojnë si trupa që përdorin çdo lloj metode të avancuar dhe speciale për detektimin, ndjekjen dhe ndëshkimin e veprave penale që ato kanë në përgjegjësi. Vështirësi të një natyre të vecantë ka edhe stafi administrativ i SPAK, për shkak të elementëve thelbësorë kufizues të disa të drejtave që iu vijnë si rrjedhojë e punës së tyre në këtë institucion. Të gjithë punonjësit duhet të përmbushin kushte të vecanta, të parashikuara nga ligji i posacëm[1], për të qenë të përshtatshëm për këto pozicione.

Gjithashtu, SPAK, konkretisht, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme dhe drejtuesit e sektorëve, kryejnë mbikëqyrjen administrative të marrjes në punë, trajnimit, disiplinës dhe vlerësimit të punonjësve dhe ekspertëve të Prokurorisë së Posaçme, si dhe i caktojnë ata të punojnë me prokurorët.

Konkluzion: Kjo masë vazhdon të jetë relevante, edhepse ka qenë e parashikuar në SND I. Kjo lidhet me vonesën në krijimin e SPAK dhe në funksionimin e pjesshëm të SPAK deri më tani si në prokurorë, edhe në burime njerëzore mbështetëse dhe infrastrukturë.

[1]Ligj 95/2016, “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”;