Rezultati 3.2.4

Rezultati 3.2.4

BKH e krijuar dhe aktiviteti i saj i konsoliduar.

Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) është strukturë e specializuar e Policisë Gjyqësore, që heton veprat penale në juridiksionin penal të Prokurorisë së Posaçme.

Rezultati i fundit që kërkohet të arrihet në funksion të plotësimit të sistemit të prokurorisëështë krijimi dhe konsolidimi i BKH, strukturë hetimore që ka munguar deri në vitin 2020[1]. Për shkak të mungesave të saj të mëdha në burime njerëzore dhe nevojës për t‘a pasur sa më shpejt funksionale këtë hallkë shumë të rëndësishme të procesit hetimor nga SPAK, ky rezultat ka nevojë emergjente për t‘u përmbushur.

Konsolidimi i aktivitetit të saj nënkupton që BKH është duke kryer detyrat në mënyrë plotësisht të qëndrueshme, sipas një strukture dhe organike të qartë e të plotësuar, sipas rregullave e udhëzimeve të hartuara e të miratuara dhe me profesionalitet.

Në përmbushje të këtij rezultati, plani i masave të SND II ka parashikuar gjithsej dy masa, të cilat do të analizohen në vijim.

Konkluzion: Ky rezultat kërkon krijimin dhe konsolidimin e hallkës që ka munguar deri më tani dhe qëështë risi për Shqipërinë, BKH-në. Arritja e këtij rezultati është një hap i rëndësishëm në funksion të hetimit.

[1]Shënim i autorit: Pas krijimit të Prokurorisë së Posaçme dhe fillimit të ushtrimit të funksioneve nga kjo prokurori me datën 19.12 2019, procesi i përzgjedhjes se kandidatit për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtarë të Hetimit, ka qënë procesi më i rëndësishëm i organizuar në Prokurorinë e Posaçme, në drejtim të ngritjes së strukturës së Byrosë Kombëtare të Hetimit. Këshilli i Lartë i Prokurorisë, me vendimin Nr.183, date 30.07.2020 ka emëruar Drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, për një mandat pesëvjeçar, i cili fillon nga data 01.09.2020. Menjëherë pas fillimit punë të Drejtorit të BKH-së, ka filluar dhe procedura e përzgjedhjes së hetuesve të BKH-së, e cila nuk u përmbyll dot brenda vitit 2020 dhe në prill 2021 është njoftuar sërish për hapjen e tridhjetë e dy vendeve vakante për hetues.