Masa 4.1.11

Masa 4.1.11

“Trajnimi i trupës gjyqësore/prokurorë/inspektorë dhe i stafit administrative mbi përdorimin e sistemit të ri të menaxhimit të çështjeve”

Së fundmi, për të pasur një sistem të menaxhimit të çështjeve funksional, duhet që përdoruesit e tij (trupa gjyqësore/prokurorët/inspektorët, dhe stafet përkatëse administrative), të trajnohen në lidhje me përdorimin e sistemit të ri. Për këtë arsye, kjo masëështë në koherencë me masat 4.1.1 dhe 4.1.8, si dhe në përputhje me Rezultatin 4.1.1 dhe Objektivin Specifik 4.1

Njohuritë për veçoritë e sistemit, si dhe përdorimi i saktë i sistemeve janë të domosdoshme për të pasur një sistem menaxhimi të cështjeve që funksionon me efikasitet. Në këtë aspekt, masa është e domosdoshme dhe realiste.

Konkluzion: Masat e lartpërmendura (4.1.1, , 4.1.8 dhe 4.1.11) që synohet të ndërmerren në funksion të arritjes së Rezultatit 4.1.1 janë në vijimësi logjike të njëra tjetërës dhe aplikimi i tyre së bashku është i nevojshëm për të mundësuar rezultatin. Masat janë të formuluara qartë dhe nuk krijojnë konfondim me rezultatin dhe janë janë në harmoni me objektivin strategjik 4.1. Sugjerojmë vetëm rishikim të masës 4.1.8 në raport me 4.1.11 për të shmangur mbivendosjet.