Masa 4.1.2

Masa 4.1.2

Ngritja dhe zbatimi i programit të sistemit të menaxhimit të çështjeve në gjykata/PP/KLGJ/KLP/ILD

Për të pasur një sistem të përditësuar dhe funksional të menaxhimit të çështjeve duhet projektimi dhe zbatimi në praktikë i programit përkatës të menaxhimit të çështjeve në gjykata, prokurori, Këshilla dhe ILD. Ngritja e sistemit të menaxhimit shërben edhe si premisë për një sistem të integruar. Në këtë aspekt masa është në përputhje me Objektivin Specifik 4.1 dhe Rezultatin 4.1.1.

Duke qenë se sistemet ekzistuese të gjykatave dhe prokurorive konsiderohen ‘të vjetëruara‘, lindi  i nevojshëm dizenjimi i një programi tërësisht të ri. Më tej, ky program nevojitet të zhvillohet dhe zbatohet në praktikë nga gjykatat/prokuroritë, si dhe institucionet e qeverisjes së sistemit (Këshillat, ILD). Programi duhet të jetë në gjendje të prodhojë të dhëna që mund të përpunohen dhe përdoren për nevoja të sistemit të drejtësisë. Një masë e ngjashme ka qenë parashikuar në Planin Strategjik të KLGJ 2018-2020. Masa 5.4 parashikonte: “Rritja e transparencës për të gjithë sistemin gjyqësor nëpërmjet publikimit në kohë të vendimeve të gjykatave në faqen e internetit të KLGJ-s”ë.

Në këtë aspekt, masa është e nevojshme. Sugjerojmë vetëm koordinimin me KLGJ mbi fazën në të cilën është puna me ngritjen e sistemit, me qëllim që ajo të jetë koherente me fazën aktuale të punës në këtë drejtim dhe prioritetet e KLGJ.

Konkluzion: Masa është e formuluar qartë dhe nuk krijon konfondim me rezultatin dhe është në harmoni me objektivin strategjik. Sugjerojmë koordinim me KLGJ për të sqaruar fazën në të cilën është puna mbi projektimin/ngritjen e programit.