Masa 2.3.11

Masa 2.3.11

Përgatitja e programeve të trajnimit vazhdues në përputhje me standardet evropiane”.

Kjo masë parashikon hartimin e programeve të trajnimit vazhdues. Nga mënyra sesi kjo masëështë shprehur nuk është e qartë nëse i referohet programit të formimit vazhdues si tërësia e trajnimeve të parashikuara në një vit akademik, apo programit të cdo trajnimi më vete. Ky është një përcaktim i rëndësishëm dhe duhet të ishte mjaft i qartë, pasi vetë kërkesat, metodologjia dhe procesi se si hartohet programi i përvitshëm është tërësisht e ndryshme nga kërkesat dhe metodologjia që përdoren në trajnimet e vecanta.

I vetmi element që mund të përdoret në këtë rast për të bërë një shpjegim të masës në favor të variantit të parë, sipas të cilit kjo masë i referohet programit të plotë 1-vjecar të formimit vazhdues, është përfshirja si institucione pjesëmarrëse të KLGj, KLP dhe PP. Këto organe janë të detyruara të bashkëpunojnë aktivisht me Shkollën e Magjistraturës në funksion të hartimit të programit (kalendarit) të formimit vazhdues cdo vit akademik duke dhënë mendimin e tyre për tema të caktuara me interes të vecantë për t‘u përfshirë në programin e formimit vazhdues. Duke marrë për bazë këtë variant mund të vijojmë me analizën e masës.

Hartimi i programit të formimit vazhdues është një ndër proceset më të rëndësishme që zhvillon Shkolla e Magjistraturës, si për nga koha që i kushtohet (procesi nis në muajin prill të cdo viti dhe përmbyllet në muajin shtator), rrethi i subjekteve të përfshirë për mendim dhe konsultim (të gjithë pjesëmarrësit në aktivitetin e programit të formimit vazhdues, partnerët ndërkombëtarë dhe kombëtarë, KLGj, KLP, PP), diskutimi i projekt programit (Këshilli pedagogjik i Shkollës) e deri tek formaliteti në finalizimin e tij dhe të cdo ndryshimi që mund t‘i bëhet programit në vijim të vitit akademik (cdo vendimmarrje bëhet nga Këshilli Drejtues i Shkollës së Magjistraturës, si për aktivitetet e parashikuara edhe për përcaktimin e ekspertëve)[1]. Për shkak se ky program ndikon drejtpërdrejtë në formimin e vazhdueshëm të magjistratëve në detyrë, ai duhet të jetë shumë efikas dhe të sigurojë se cështjet e trajtuara janë të vlefshme për magjistratët, nxisin dëshirën e tyre për t‘u thelluar dhe janë të rëndësishme për zgjidhjen e cështjeve apo dilemave profesionale gjatë ushtrimit të detyrës.

Kërkesë tjetër që kërkon kjo masëështë që ky program të hartohet në përputhje me standardet ndërkombëtare të trajnimit gjyqësor. Për t‘a realizuar këtë, Shkolla e Magjistraturës duhet të hulumtojë mbi standardet evropiane në fushën e trajnimit gjyqësor dhe të mudësojë implementimin e tyre në programin që harton.

Një ndër kërkesat kryesore të BE është pikërisht përshtatja e programeve të trajnimit vazhdues për të qenë sa më efikase dhe ndikuese në punën e magjistratit. Ato konceptohen si një e drejtë e magjistratit në detyrë dhe bazohen pikërisht në vullnetin që duhet të ketë magjistrati për t‘u trajnuar në cështje të rëndësishme të punës së tij. Edhepse ligji shqiptar parashikon detyrimin e magjistratëve për të marrë pjesë në formimin vazhdues dhe kjo pjesëmarrje ka ndikim të drejtpërdrejtë në vlerësimin që do t‘i bëhet magjistratit nga KLGJ dheKLP, sërish Shkolla e Magjistraturës detyrohet të ofrojë një program të përshtatshëm dhe të bazuar në nevojën dhe interesin e tij. Pra, kërkesat që duhet të plotësojë programi i formimit vazhdues janë shumë të larta dhe realizimi me sukses i këtij programi reflekton drejtpërdrejtë suksesin e Shkollës në ushtrimin e detyrave të saj përballë sistemit të drejtësisë.

Konkluzion: Kjo masëështë relevante me Rezultatin dhe aktuale. Edhe parashikimi i vitit 2022 si afati i përmbushjes së kësaj mase është një afat i arsyeshëm dhe i mundshëm për të prodhuar rezultat. Megjithatë kjo masë duhet të ishte formuluar më qartë dhe t‘i referohej programit vazhdues për një vit akademik.

[1]Rregullore e brendshme e Shkollës së Magjistraturës.