Rezultati 2.3.1

Rezultati 2.3.1

Kurrikula të Programit të Trajnimit Vazhdues të SHM të përmirësuara dhe përditësuara.

Ky rezultat parashikon se nëpërmjet përmirësimit dhe përditësimit të vazhdueshëm të kurrikulave të trajnimit të vazhduar (në detyrë) do të rritet efikasiteti i aktiviteteve trajnuese dhe cilësia e ofruar e tyre e si rrjedhojë cilësia e performimit të sistemit të drejtësisë. Kjo lidhje është logjike dhe e qëndrueshme, ndaj është hapi i parë drejt realizimit të objektivit.

Megjithatë, duket se rezultati nuk e ka interpretuar mirë objektivin kur ka lënë jashtë trajnimin fillestar, pra momentin kur kemi kandidatë për magjistratë. Trajnimi fillestar, program i gjatë tre vjeçar, nuk ka pse të shkëputet si komponent kur flitet për cilësinë e drejtësisë. Për më tepër, në kushtet kur në këto vite dhe të paktën në dy vitet e ardhshme numri i kandidatëve për magjistratëështë/do të jetë shumë i lartë, ndikimi i formimit të tyre tre vjecar përgjatë këtyre viteve do të jetë treguesi i parë i cilësisë së drejtësisë në vitet që do të vijnë. Përderisa objektivi nuk bën një ndarje kur i referohet trajnimit, edhe rezultati nuk duhet të parashikonte vetëm trajnimin vazhdues, por edhe atë fillestar, i cili, në mënyrë të vazhdueshme, ka nevojë për përmirësim dhe përditësim. Pra, në mënyrën si është formuluar dhe me masat që parashikon, një pjesë prej të cilave do të analizohen në vijim, ky rezultat nuk e përmbush plotësisht këtë komponent të objektivit specifik. Për këtë arsye, kërkohet një rishikim në formulimin e rezultatit dhe parashikimin e masave konkrete lidhur me trajnimin e kandidatëve për magjistratë.

Lidhur me mundësinë reale të realizimit në kohë të rezultatit, duke qenë se ai parashikon një numër të madh masash (2.3.1-2.3.11), me afate të ndryshme të realizimit të tyre, kjo analizë do të bëhet njëherësh me masën. Në tërësi, afatet e vendosura për realizimin e rezultatit janë të mundshme për të dhënë produkt.

Konkluzion: Rezultati do të duhej të kishte pjesë të tij edhe Programin e Formimit Fillestar për shkak të rëndësisë thelbësore që ka ky program në formimin e magjistratëve. Në kushtet aktuale, ky program merr një vlerë akoma më të madhe për shkak të numrit të madh të magjistratëve që pranohen në këtëprogram dhe që do të bëhen pjesë e sistemit brenda tre viteve. Pra Rezultati e përmbush Objektivin Specifik 2.3 në mënyrë të pjesshme.